Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, si u plagos me granatë dhe armë kryebashkiaku

Janë zbuluar detaje të reja nga shpërthimi dhe të shtënat me armë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe mëngjesin e sotëm.

Nga kjo ngjarje e rëndë mbeti i plagosur kryebashkiaku dhe sekretarja.

Abcnews.al mëson se shpërthimi u shkaktua nga një granatë e hedhur në zyrë, ndërsa pas saj janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Ndërkohë mund të shihni pamjet nga spitali ku Tushe dhe sekretarja e tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Tushe ka marrë plagë në shpatull dhe këmbë, kurse sekretarja në duar dhe këmbë.

Dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është Gëzim Saraçi, i cili ka qenë shofer i Tushe për gjashtë vite me radhë.

Shpërthimi ndodhi pas një debati mes Tushes dhe ish-shoferit të tij të shkarkuar nga puna.

Plagoset Fatos Tushe, granate dhe te shtena ne zyre  | ABC News Albania

SHKARKO APP