Damian Gjiknuri: Xhyrë dhe Hotolisht, dy zona brilante turistike
“Fshati Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht në Librazhd është kthyer në atraksion turistik që ofron një larmishmëri aventurash, ku natyra e mrekullueshme dhe gatimet tradicionale të kësaj zone janë arsye më shumë që nuk duhet lënë pa u vizituar” – shkruan Damian Gjiknuri, deputet dhe drejtues politik i PS në qarkun e Elbasanit.
Kjo zonë, sidomos Hotolishti, po merr interes të madh për investime nga Tirana por edhe investitorë të huaj, kryesisht në turizëm. (shiko videon)
Çmimi i tokës në Xhyrë dhe sidomos Hotolisht ka shkuar në shifra të larta, për natyrën dhe pozicionin e veçantë gjeografik.