Darka e fundit e Liridonës me armikun! Mshelni gojën për të

Emrin e ka Liridona, lirinë dhe dona (grua) ja vranë. Një tjetër krim makabër dhe çnjerëzor ka tronditur mbarë shqiptarët. Fatkeqësisht jo se ka krim, por tragjikisht se Liridona u vra me një plan të qëndisur nga burri i saj, babi i fëmijëve të mitur që mbetën jetimë. Lotët dhe qurravitja kovektive e qeverisë kosovare, dhe e postimeve të figurave publike e jo vetëm në rrjete sociale, nuk e kthejnë në jetë 30-vjeçaren, që sot e rivarrosën.

Por kush e dëgjoi, e kush e ndihmoi. Askush. Jemi po këtu, duke shkruar për një jetë të vrarë barbarisht, çnjerëzisht dhe çdo përcaktim nuk e përshfaq aktin e një “burri” të sëmurë jo mendërisht, por nga struktura e tij njerëzore. Liridona nuk ishte pronë e tij. E nëse ajo nuk iu dhimbs, po për fëmijët e vegjël që kërkojnë nënën e tyre nuk mendoi?

Kurrë shteti nuk duhet të bëhet njësh me popullin, nuk duhet të vajtojë, por të veprojë. S’është një makth, pasi po përsëritet, po ndodh realisht. Gratë po vriten çdo ditë. Faji është i të gjithë atyre që ne i kemi ulur nëpër karrige, që sot po vajtojnë me statuse në rrjete sociale.

Sistemi i Drejtësisë, si në Kosovë dhe në Shqipëri është i kalbur dhe Policia është e paaftë për të mbrojtur të gjitha gratë me udhër mbrojtje, pasi urdhërat e mbrojtjes jepen, por veç me letër pasi zbatimi në terren nuk ndodh kurrë. Për vite me rradhë nuk është arritur që të shpëtohen gratë nga krahët vrasës të bashkëshortëve, por kjo duhet të ndalojë, përpara se krimi të mos ndalojë dhe femrat të shuhen në vend.

Është utopike të mendosh një shoqëri pa krim, por është ulëritëse të mendosh që filli i tolerancës mes nesh është kaq i hollë sa zgjidhja gjendet vetëm tek marrja e jetës.

Çfarë e shtyn një person të vrasë për një debat të çastit?

Pse është normalizuar kaq shumë marrja e jetës?

Nga buron ky frustrim që shprehet tek arma? Këto pyetje mbeten pa përgjigje.

Ftesa besëprerë e Naimit për bashkëshorten e tij, Liridonën që të darkonin bashkë natën e të mërkurës së kaluar, ishte e fundit për nënën e dy fëmijëve. Naim Murseli në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën organizuan vrasjen e Liridonës e ciëa u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar kjo vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vetë i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes.

Shqiptarët janë xhelozë. Xhelozia si ndjenjë sekondare është primitive dhe kur është patologjike hyn te sëmundjet mentale. Xhelozia dhe hakmarrja janë motivet kryesore të vrasjeve. Nuk ndalen me ligj, por rrallohen me edukatë. Sot protestohet, vajtohet dhe nesër tragjikisht një tjetër grua do të jetë kurban i dorës vrastare të burrit. Ndaj, për hir të shpirtit të Liridonës, msheleni gojën, mos vajtoni por veproni.

SHKARKO APP