Daut Gumeni zbulon të vërtetën për hapjen e dosjeve

Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka thënë hapur se ky institucion i krijuar rishtaz ka dështuar në misionin e tij, pasi nuk është hapur dosja e asnjë funksionari të lartë qeveritar.

Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në televizionin “Channel One”, Gumeni ka thënë se institucioni i hapjes së dosjeve të komunizmit nuk ka një godinë me arkivin e tij si dhe ligji i ndalon shumë aspekte për shqyrtimin e dosjeve.

“Të vesh te arkivi i minsitrisë së Brendshme nuk është se na pengojnë punonjësit. Por vetë mënyra se si janë vendosur dokumentet që na takojnë si institucion të pengon t’i shqyrtosh kur do ti dhe brenda afatit. Me një fjalë për ata që e dinë se ne jemi një institucion i mrekullive, ne jemi një institucion i zakonshëm që zbatojmë një ligj të caktuar të miratuar nga Kuvendi për t’i njohur për të shkuarën e tyre. Por që të bëhet kjo ne duhet të kemi godinë e arkivit tonë. Ne kemi aty dosje në dhoma të marra hua”, ka thënë ai dje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por çfarë ka bërë autoriteti në një vit punë? “Puna jonë në këtë një vit ka qenë me këta fakirët që duan të dinë se çfarë ka ndodhur, kush i ka spiunuar kushëriri, vëllai, motra. Por nuk ka asnjë verifikim të atyre që e kanë dëmtuar vendin dhe vazhdojnë të mbajnë funksione. Ata që kanë paraqitur kërkesa nuk dëmtojnë. Nuk janë ata që janë kureshtarë pengesa e përparimit. Por janë ata që e kanë mbajtur pushtetin dhe e kanë akoma pushtetin. Autoriteti për Hapjen e Dosjeve ka dështuar, na kanë vënë aty për të mos zbuluar asgjë. Deri tani nuk kemi verifikuar asnjë zyrtar, ministër apo qeveritarë. Në këto 27 vjet ka pasur kujdes të veçantë për të pastruar dosjet. Unë jam gati të largohem”, ka deklaruar hapur Gumeni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka pranuar se në një vit ky autoritet nuk ka zbuluar asgjë, pasi ligji është bërë në të tillë mënyrë që të mos zbulohet asgjë për personat që janë aktivë në politikë. Gumeni ka kërkuar që të ndryshohet ligji, duke paralajmëruar se nëse situata vazhdon kështu do të largohet nga ky institucion, ku shumë persona e marrin rrogën kot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?