Debat për buxhetin e Dosjeve, Sula: Duam fonde shtesë dhe…

Komisioni i ligjeve ka çuar në një përplasje opozitën dhe maxhorancën, në lidhje me projektbuxhetin për Autoritetin e Hapjes së Dosjeve. Kreu i këtij Autoriteti, Gentjana Sula u shpreh se nevojiten fonde shtesë për dixhitalizimin e fondit të dokumenteve dhe rritjen e stafit të punonjësve.

“Na duhet të plotësojmë strukturën dhe të restaurojmë godinën. Duam shpenzime operative për paga, kemi vetëm gjysmën e stafit të nevojshëm. Kemi informacion të klasifikuar. Duam siguri. Kamera. Alarme kundër zjarrit. Duam sigurim fizik të informacionit të klasifikuar. Është siguri kombëtare. Si mund ta bëjmë me paratë e donatorëve. Sa i takon investimeve, kemi marrë në dorë një fond të rëndësishëm me dhjetëra miliona faqe të shpërndarë në zyra të papërshtatshme. Kërkojmë fonde shtesë edhe për dixhitalizimin e fondit të dokumeteve”,-tha Sula.

Ndërsa përfaqësuesi i ministrisë së Financave tha se Autoritetit i janë shtuar 10 veta si staf, ndërsa fokusi mbetet ndërtesa. “Të zgjedhim me prioritet. Të bëjmë godinën për Autoritetin e Hapjes së Dosjeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, deputeti socialist, Bashkim Fino kërkoi nga komisioni që të rrisë stafin për Autoritetin në 60 punonjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?