Debate për Greqinë; Xhufi: PD heshti për varrezat në 2004, u ndërtuan pa marrëveshje
Diskutimi i problemeve të Shqipërisë me Greqinë me emisionin “Arena” të Dritan Hilës përfshiu në debate historianin Pëllumb Xhufi dhe Kreshnik Çollakun e PD-së.
Xhufi tha se qeveria Rama ka njohur problemet dhe i ka bërë ato publike për popullin shqiptar dhe Athinë zyrtare, ndryshe nga qeveria Berisha që sipas tij fshehu ligjin e luftës dhe marrëveshjen detare.
Madje sipas tij PD edhe kur ishte në opozitë heshti për faktin se varrezat e ushtarëve grekë u ndërtuan në Këlcyrë pa asnjë marrëveshje.
Sakaq Çollaku tha se kontesti detar ekziston që në kohën e Zogut.
Ata u përplasën dhe për ligjin e minoriteteve. Çollaku tha se personalisht ka qenë kundër tij, por PD e ka votuar në Parlament.
Debati
Pëllumb Xhufi: Kjo qeveri duhet të mbyllë gropat që ka hapur qeveria Berisha. Një nga këto është dhe marrëveshja e detit.
Kreshnik Çollaku: Çështja është që në kohën e Zogut. Kontesti detar Shqipëri-Greqi.A duhet të ketë marrëveshje?
Pëllumb Xhufi: Partia jo i ka fshehur popullit shqiptar të gjithë problematikën që ka Shqipëria me Greqinë, që nga çështja çame, çështja e kufirit se ti po flet si partiak tani.
Kreshnik Çollaku: Unë jam i vetmi partiak që po ju them hajde të bëjmë diskutime diplomatike.
Pëllumb Xhufi: Ke fshehur ligjin e luftës, të gjitha ja ke fshehur.Kjo qeveri kushdoqoftë e majtë apo e djathtë i ka thënë popullit shqiptar që kemi këto probleme që duhen zgjidhur. I ka thënë dhe Greqisë që këto probleme ekzistojnë dhe nuk mund të fshihen më, ka një ligj luftë që bllokon çështjen e pronave të shqiptarëve dhe që komplikon dhe kompromenton dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Kreshnik Çollaku: Këta e kanë thënë që në fillim, po ta vësh sipër zjarrit nxehet.
Pëllumb Xhufi: Nuk ndodh kjo që opozita të involvohet për këtë çështje siç bëjnë grekët. Jo vetëm për këtë çështje. Çështja e varrezave, ishin ndërtuar që në 2004, pa u bërë marrëveshje. Marrëveshja u bë në 2008.Ajo e Këlcyrës dhe PD që ishte në opozitë dhe duhet ta ngrinte zërin, më ka bërë përshtypje atëherë.Duhet ta denonconte, janë ndërtuar varreza për ushtarakët grekë pa pasur asnjë marrëveshje sepse me këtë problem ishte ndeshur PD që në ’97, që atëherë kishin filluar presionet. Pala greke ka kapur si qeverinë ashtu dhe opozitën. Edhe për ligjin e minoritetevr nuk u ndie opozita por merrej me këpucët e Ramës, me budallallëqe.
Kreshnik Çollaku: Opozita e votoi ligjin e minoriteteve në parlament.
Pëllumb Xhufi: Ti ke thënë se personalisht kam qenë kundër ligjit të minoriteteve dakord?
Kreshnik Çollaku: Bindja ime personale po, por PD ka votuar ligjin. Unë personalisht kam mbështetur Ditmir Bushatin në reagimin ndaj Kuvendit grek, mos spekuloni. Flasim si diplomat apo partiakë, për partiakë duhet të ishin të tjerë.
Pëllumb Xhufi: Flas si Profesor i yti, ca gjëra i di më mirë se ty më fal që po ta them. Derisa ke ardhur si njeri i partisë, duro tani.
Kreshnik Çollaku: Kjo është fushatë elektorale për partitë. Partia ime, partia jote.
Pëllumb Xhufi: Zgjedhjet u bënë, prapë doni zgjedhje ju? Nxjerr atë fletën tani dhe thua kam qenë kundër. Kur shkon në Greqi kjo qeveri dhe nxjerr problemet me Greqinë, shkon kryetari i qeverisë me atë zotin Shehu, i cili ka mbrojtur xhokaus që nga çështja e kufirit, varrezat, sikur është përfaqësues i qeverisë greke.Kush është ai zoti Shehu?
Kreshnik Çollaku: Është deputet.Ka të drejtë të shkojë ku të dojë.
Pëllumb Xhufi: Nuk ishte deputet kur shkoi.

