Debate për lidhjet kriminale në Komisionin e Integrimit, PD: Dështuat, prandaj erdhi FBI këtu

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit ditën e sotme, pati debate në lidhje me buxhetin e Ministrisë së Jashtme.

Tema e diskutimit u zhvendos edhe tek grupet kriminale, pavarësisht kërkesës së ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati për të “mos ndotur debatin”.

Anëtari i Partisë Demokratike në këtë komision, Aldo Bumçi, tha se arsyeja se pse erdhi FBI ishte se qeveria Rama kishte dështuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju keni dështuar. 40% e grupeve kriminale janë të lidhur me grupet jashtë,” u shpreh Bumçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër ministri Bushati tha se kjo ishte çështje me të cilën do të merrej prokuroria.

“Mos e ndotni debatin tani. Ju thoni kanabizim, e flisni sikur s’keni qenë asnjë herë në qeveri. Lëreni prokurorinë të bëjë punën. Ndani gjyqtarin nga politikanin që të ecim përpara,” tha Bushati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?