Debati në “Opinion” mes Arbi Maznikut dhe Pano Sokos kap shifrat rekord të shikuesve

Në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut në TV KLAN ishte tema:”Kush ndërton dhe a duhet të ndërtohet më në Tiranë?”.

I ftuar kryesor ishte nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku.

Në studio ishin të ftuar specialistë nga fusha të ndryshme për të debatuar rreth temës, por Pano Soko i “Nismës Thurje” u ngrit duke debatuar me Maznikun, ndërkohë nënkryetari i Bashkisë me finesë dhe fakte e kundërshtoi në ato çka thoshte Soko. Debati arriti majat e tij, mes të dyve, duke zgjatur me minuta, aqsa të dy morën shkopinjtë në dorë dhe po sqaronin te tabela në ekran, duke larguar edhe Blendi Fevziun.

Shkopinjtë ishin për të ilustruar tabelat dhe jo për episode që përdoren në televizione të tjera.

Nga ana e tij Mazniku sqaroi me shifra me anë të tabelave se gjithçka është në rregull.

Ndërkohë që të ftuarit e tjerë në studio flisnin, por nuk kishte shumë debat, sapo dilnin Mazniku dhe Soko, ndizej studio.

Nga ky debat dhe nga tema interesante, TV KLAN la në “tako” televizionet e tjera, sepse dyshja Mazniku-Soko iu morën krejt shikuesit këtë të hënë.

SHKARKO APP