Deda: Rama po fiton para në kurriz të qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Albina Deda, ka akuzuar Edi Ramën se në kurriz të popullit po kryen vjedhje.

“Nuk ndalet Edi Rama ne marrezine e vet jo vetem si nje prijes bande ordinere hajnash duke grabitur mbi varferine qe vet ka krijuar kudo ne Atdhe e kryesisht ne Veri te vendit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Deda u shpreh se taksat për rrugën e kombit janë barrë e rëndë për qytetarët që banojnë nga Kurbini, Mirdita, Kykësi e deri në Tropoje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Taksa per rrugen e Kombit, kjo vjedhje pa elegance ne kurriz te qytetareve nga oligarket e paskrupujt eshte jo vetem barre pa perballim nga qytetaret qe banojne keto zona nga Kurbini Mirdita , kukesi  e deri ne Tropoje por dhe nje frenim real i integrimit kombetar shqiptar ne te gjitha fushat”, shkruan ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E gjithe kjo flet jo vetem per papergjegjshmerine e arrogancen korruptive te Kryeministrit por mos dhente zoti te jete pjese e marreveshjeve te tij te fshehta me Aleksander Vucic per te ringritur nje mur tjeter ne mes te kombit si ai qe po ngrihet ne Mitrovice mbi lumin Iber. AD”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?