Dega e PD-së në Kukës, feston në dy kampe të ndara

Me dy gishtat lart dhe me thirrjet “Luli Ik”, ish-presidenti Bujar Nishani u prit nga një pjesë e demokratëve në Kukës, në 31 vjetorin e themelimit të degës së kësaj partie në këtë qytet. Nishani tha se nuk ka asnjë hap pas.

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga protesta e thirrur nga grupi i Rithemelimit, Nishani i ftoi demokratët e Kukësit që të jenë në Tiranë për atë që ai e quan rikthim i selisë.

Pak metra më larg Pallatit të Kulturës, deputeti Flamur Hoxha dhe të tjerë mbështetës të Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës ishin mbledhur në një takim më formal.

SHKARKO APP