FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata bombë e Monika Kryemadhit: Po përgatisim si LSI një dosje penale për Lulzim Bashën ta dorëzojmë në SPAK

Në emisionin e Yli Rakipit te MCN, Monika Kryemadhi ndër të tjera deklaroi se LSI po përgatit një dosje me fakte dhe dokumenta për Lulzim Bashën dhe grupin e tij familjar,etj të cilët kanë përfituar fonde nga buxheti i shtetit.
Por jo vetëm kaq, theksoi Kryemadhi, por edhe pastrim parash.
Pas dosjes së incineratorëve, ku ish-ministri Lefter Koka përfundoi në burg, kjo do të jetë dosja më e bujshme në politikë.
Por Monika Kryemadhi nuk sqaroi se kur do ta dorëzojnë dosjen për Lulzim Bashën në SPAK.
“Që nga ishujt Caymen, deri në Milano, ku të dojë unë do t’ja nxjerr deri në fund, Bashës dhe atij që është mbrapa Bashës”- shtoi Kryemadhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?