Deklarata e fortë e Kreshnik Spahiut: 4 dosje në 7 ditë, SHBA nisi hetimet për Metën, Berishën dhe Ramën
Juristi Kreshnik Spahiu ka zbuluar se për shtatë ditë në Shqipëri janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë.
Sipas tij kjo erdhi pas deklaratës së Yuri Kim pak ditë më parë, duke bërë një paralajmërim të kronologjisë së ngjarjeve.
“Para një jave më parë ambasadorja amerikane bëri një paralajmërim të kronologjisë së ngjarjeve. Brenda shtatë ditësh nga deklarata, ku Juri Kim tha: Politikanët e lartë në Shqipëri nuk po i zë gjumi natën kush do arrestohet i pari. Që nga ajo ditë janë hapur pesë dosje penale në Shqipëri. Dosja e parë ishte vendimi Gjykatës për verifikimin e pasurisë së Ilir Metës dhe thesarit. Dosja e dytë ishte audiopërgjimi i 21 janarit. Dosja e tretë vendimi i gjykatës së Uashingtonit për marrëdhëniet e Edi Ramës me ish-shefin e FBI-së. Dhe sot ishte dosja e Gërdecit, duke u thirrur djali i ish-kryeministrit. Të katër çështjet e kanë burimin në SHBA”, u shpreh Spahiu mbrëmjen e djeshme në “Top Story”.