Demalia: Në shtator do të kemi “bomba” të tjera, do të shpallen “non grata” nga SHBA, qindra persona në Shqipëri!

Ilir Demalia, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se SHBA do të shpallë non-grata qindra persona në Shqipëri.

Burimet janë private, por mund të them këtë. Sali Berisha ka qenë në proces hetimi, nëse mund ta quajmë, për një kohë të gjatë. Po shikoja kabllogramet, kur është takuar Berisha me Clinton. Kabllogramet janë që Berisha nuk është për pavarsinë e Kosovës. Është në librarinë e Presidentit Bill Clinton. Aty shkruhet se është Aleksandër Meksi, ai që thotë që duhet të luftojmë për pavarësinë.

Ju i dini konfliktet e Berishës me amerikanët. Ju garantoj, do të shihni shumë shpejt, ka pronarë mediash dhe gazetarë, sepse vendimi i fundit i Biden, për urdhër ekzekutiv është për korrupsionin jo vetëm në Ballkan. Pronarë mediash, shumë shpejt do ti kesh.

State Department e ka shpallur non-grata  dhe shteti duhet të hetojë. Do të jenë 250 veta.

Cfarë tregu kanë këto media që kanë këto lukse?  Ju i dini shumë mirë.

Prisni shtatorin, sepse do të keni bomba të tjera“, tha Demalia.

SHKARKO APP