Demiraj: Saimir Tahiri s’ka asnjë shans të mbrohet, rënia e tij lidhet me ministrat e tjerë

Ish ministri i brendshëm, Dritan Demiraj ka folur në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 për aktualitetin politik si dhe çështjen ‘Tahiri’. Dritan Demiraj tha se Saimir Tahiri nuk ka asnjë mundësi për t’u mbrojtur dhe sipas tij rënia e ish ministrit lidhet edhe me ministra të tjerë.

“Pozicioni i Saimir Tahirit është i rëndë dhe mendoj se Tahiri nuk ka asnjë mundësia për t’u mbrojtur. Mbase Prokuroria duhet të ishte më diskret në këtë çështje. Por sado që të mbrohet Tahiri dhe të tjerët, unë gjykoj se duhet të lihet Prokuroria dhe gjykata që të bëjnë punën e tyre. Nuk mund të them asgjë për mbrojtjen e Tahirit, pasi atij sa i mbyllet një gjë i hapet një gjë tjetër. Rënia e Saimir Tahirit është e lidhur edhe me ministra të tjerë”- tha Demiraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?