Dënimi i Mlladiç. Berisha: Fitore e drejtësisë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila dënoi me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiç, i akuzuar për krime lufte.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se dënimi i Mlladiç është një lajm i mirë i fitores së drejtësisë.

“Te dashur miq, denimi me burgim te perjetshem i njerit prej kasapeve me barbare te Ballkanit ne te gjitha koherat, gjeneralit famezi Ratko Mlladiç eshte nje fitore e drejtesise nderkombetare.”, – shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Berishës, dënimi i Mlladiç është një ngushëllim për familjet e viktimave të genocidit serb në Bosnjë. “Denimi i ketij xhelati sot nga Gjykata Nderkombetare e Hages eshte ne nje fare menyre edhe nje ngushellim per familjaret e qindra mijra viktimave te genocidt serb ne Bosnje Herzegovine! sb”, – përmbyll postimin e tij ish-kryeministri Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?