Dënohet me 2 vjet burg për korrupsion, ish-gjyqtari Ibrahim Hoxha
Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me dy vite burg ish-gjyqtarin, Ibrahim Hoxha.
Ish-gjyqtari u gjet fajtor për akuzën për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Për Hoxhën, Prokuroria kërkoi tre vite burgim ndërsa në aplikim të gjykimit të shkurtuar ai do të qëndrojë 24 muaj në qeli për të shlyer dënimin.
Po ashtu trupa gjykuese ka caktuar si masë ndaluese ndaj Hoxhës dhe pengimin për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5- vjeçare.
Hoxha u përfshi në korrupsion së bashku me djalin e tij ndërsa prokuroria kërkoi dënim me burg vetëm për gjyqtarin e dhomës civile të Gjykatës së Tiranës.

