Dënohet me 25 vite burg Klement Çala, i arratisur nga burgjet greke
Është dënuar me burgim të përjetshëm shtetasi Klement Çala, i arrestuar më 26 qershor të vitit 2015. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai dënohet me 25 vite burg.
Ai dyshohet si autori kryesor i bandës së grabitësve që vodhën paratë e bankës në rrugën e Rinasit, përkatësisht në Qafë Kashar.
Çala ishte gjithashtu pjesë e grupit të Ilir Kupës, i arratisur në vitin 2013 nga burgu Trikala në Greqi.
Autoritetet greke e shpallën atë në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për vepra penale, Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale, mbajtje armësh dhe e materialeve shpërthyese dhe armëve, vjedhje, etj.

