Denoncimi i nënës alarmon policinë e Sarandës: Më përdhunuan vajzën 13-vjeçare

Një 21-vjeçar në qytetin e Sarandë është arrestuar pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Rasti është denoncuar nga e ëma e vajzës.

“Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi: Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë  sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”,  parashikuar nga neni 100/1 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?