Denoncimi i PD ne Tirane: Militanti i një partie kërcënoi me armë qytetarët
Ka pretendim nga PD se një militant i cili nuk është specifikuar nëse është i PS apo LSI, ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar qytetarët që të votojnë forcën e tij politike.
Gazetarja Manjola Hasa thotë se në fotot që disponon nga personi në fjalë, duke se zotëria mban duart në xhepa por nuk shihet që është një pistoletë.
Përfaqësuesit e PD kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në shkollën “Ali Demi”. Në këtë shkollë janë 5 Qendra Votimi. Më pas situata është qetësuar, votimi vijon. Raportoi gazetarja Manjola Hasa rreth ores 11:00.

