Denoncimi – Strazimiri: Deputetët e opozitës u agresuan nga mbështetësit e Tahirit
Deputeti demokrat Gent Strazimiri denoncoi se anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve u agresuan nga mbështetësit e Saimir Tahirit që ishin mbledhur jashtë Kryesisë së Kuvendit.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se nëse ky është një sinjal nga shumica se kërkojnë konflikt civil situata bëhet më e rëndë.
Strazimiri: Ndodhi dhe një situatë. Saimir Tahiri mbledh një retashment njerëzish siç i mblidhte dje tek shtëpia e tij, sot i kishte para Kuvendit. Deputetët e opozitës që dilnin sot nga seanca e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores janë agresuar prej tyre. Nëse ky është sinjal që ata kërkojnë konflikt civil, situata bëhet edhe më e rëndë. Nëse ligjit, strukturave antimafia, prokurorisë, të gjithë qytetarëve shqiptarë që nuk e duan këtë situatë mendojnë se mund tu kundërvihen me një grusht horrash që të dalin para trotuarit, ta dinë se janë pakica e pakicës.

