Deputetët e PD-së në Elbasan braktisin Luçiano Boçin, mbështetësit e Alibeajt refuzojnë ftesën e kandidatit të Berishës

Deputetët e Partisë Demokratike braktisin kandidatin e Berishës në Elbasanin. Ditën e djeshme kandidati Boçi ka publikuar fotot nga festimet për 32-vjetorin e degës së PD-së në këtë qytet. Por ajo që ra në sy ishte braktisja që deputetët e grupit parlamentar të PD-së i bënë ftesës së Boçit.
Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji dhe Flutura Açka kanë refuzuar ftesën e kandidatit të Berishës për Elbasanin.
Edhe Gazmend Bardhi ka bojkotuar këtë takim. Të gjithë këta njihen si mbështetës të Enkelejd Alibeajt dhe të Bashës.
Në mungesë të mbështetjes së deputetëve të zonës që kanë dhe lidhjet direkte me popullsinë vendase, Boçi është detyruar që të ftojë Berishën dhe Ilir Metën.
Me sa duket, PD e Elbasanit po shkon drejt zgjedhjeve të 14 majit e përçarë.

SHKARKO APP