Deputeti i PD thirrje për ndërhyrje të menjëhershme: Zjarri në Peshtan me rrezikshmëri të lartë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin pyjor në Peshtan të Madh, në bashkinë Fier, duke ngritur shqetësime për përhapjen e flakëve. Situata paraqitet veçanërisht problematike për shkak të erës së fortë dhe dendësisë së pyllit, ku pishat e larta favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Përballë kësaj situate kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e strukturave zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur dëme të mëtejshme.
Për situatën ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i cili ka kërkuar angazhim urgjent për parandalimin e përhapjes së zjarrit.
Baçi ka rikujtuar gjithashtu zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu pak ditë më parë Peshtanin e Vogël, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme në pemëtari dhe ullinj. Shqetësimi mbetet i lartë, ndërsa ndërhyrja në kohë është thelbësore për kufizimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonave përreth.
KOHA JONË SONDAZH

