Deputeti i PD viziton nxënësit e helmuar në Bulqizë
Deputeti i PD në Dibrë, Xhemal Gjunkshi ishte sot në Bulqize për të vizituar nxënësit që u helmuan në shkollë nga tymi i kaldajës. Në një deklarate për mediat, Gjunkshi thotë se ka mungesë të personelit mjekesor në Bulqizë për trajtimin e të shtruarve në spital.
“Ende vijnë nxënës me simptoma helmimi, këputje gjunjësh dhe marrje mendësh. Është për të ardhur keq se situata në orët e mbrëmjes nuk është vlerësuar. Në spital janë mbi 25 të sëmurë dhe ende vijnë, por për të trajtuar të sëmurët është vetëm një mjeke dhe 2 infermiere”, shprehet ai.
Gjunkshi apelon Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë masa për ti shërbyer fëmijëve që u asfikësuan masivisht në shkollë.
“Sot dhe gjithë natën duhej që të ishin në gadishmëri jo vetëm mjekët e Bulqizës por edhe të Peshkopisë e të Matit. I bëjmë thirrje Ministres së Shëndetësisë, Manastirlliu të vlerësojë situatën që të mos agravojë më tepër. Të sjellë ekip mjekësor që tju japë ndihmën shëndetësore këtyre fëmijëve që po rikthehen nga 2 apo 3 herë. Falë zotit nuk kemi dëme në jetë njerëzore , tani na takon ne njerëzve të sakrifikojmë deri në përmirësimin e tyre”, deklaroi deputeti demokrat.
K.J

