Deputeti i PS: Pranojmë dhe ballistët në grupin tonë parlamentar

Socialistët nuk e përjashtojnë mundësinë që të marrin në grupin e tyre parlamentar deputetët e rinj që dolën kundër vendimit të opozitë. Deputeti më i ri, Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar tha se do të vijojë që të jetë i pavarur. Xhemal Qefalia e ftoi që të bashkohet me grupin e PS-së, por Alimadhi tha se nuk e lidh asgjë me socialistët.

Pjesë nga biseda

Denis Minga: Në cilin grup do të futeni?

Swiss Digital Desktop Reklama

Adriatik Alimadhi: Unë e kam deklaruar se mandati është i Ballit Kombëtar. Nuk e di, jam i pavarur. Mandati është i Ballit Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhemal Qefalia: Mund të jetë pjesë e grupit të PS-së, nëse bën kërkesë mund ta marrim në konsideratë.

Adriatik Alimadhi: Dukë dëgjuar Ramën në Kongres…

Xhemal Qefalia: Sa mirë që e dëgjon…paska pasur shikueshmëri të lartë

Adriatik Alimadhi: Rama tha, unë jam heroi, unë tradhtari, pse mërziteni ju, unë jam partizani, unë jam Mit’hat Frashëri, prandaj i bie të shkoj të PS-ja, pasi i ka marrë të dyja. Por nuk më lidh asgjë me Partinë Socialiste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?