Deputeti i PS, Ramion Kurti: 114 vota PRO rezolutës për BE, Shqipëria më afër se kurrë Integrimit

Kuvendi ka miratuar me 114 vota pro rezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, një akt që vlerësohet si dëshmi e konsensusit politik për integrimin europian të vendit.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ramion Kurti thotë se ky votim tregon se për çështje me interes kombëtar, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët mbeten thelbësore. Sipas tij, Shqipëria është aktualisht më afër se kurrë rrugës së saj drejt integrimit në Bashkimi Evropian.

”Rezoluta “Për procesin e anëtaresimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian” me 114 vota PRO dëshmon se për çështje me interes kombëtar, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët mbeten thelbesore. Shqipëria është më afër se kurrë rrugës së saj europiane”,-shkruan deputeti Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezoluta vjen në një moment kur procesi i negociatave të anëtarësimit në BE po vijon me hapa të ndryshëm reformash dhe përafrimi me standardet evropiane, ndërsa mbështetja politike e brendshme konsiderohet një element kyç për ecurinë e tij. Ky votim është interpretuar si një sinjal politik për vazhdimësinë e angazhimit institucional të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Ramion Kurti (@ramionkurti)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?