Deputeti i ri i PD shfaq zhgënjimin
Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Rudina”, ka rrëfyer më shumë për muajt e parë si deputet. Ai kryesoi listën e PD-së për qarkun e Vlorës.
Me një karrirë të sukseshme në sipërmarrje, prej qershorit të vitit 2017-të ai është deputet dhe përfaqëson qarkun e Vlorës. Që në minutat e para të emisionit, Shehaj iu përgjigj me sinqeritet pyetjes nëse është penduar që është futur në politikë.
“Ka shumë momente kur pendohem, por ky është vetëm fillimi. Kështu ishte edhe në biznes fillimi”, tha Shehaj.

