Deputeti Shkëlqim Selami : Llumi po shkruan kundër meje ! Jam i pastër
Pas akuzave të PD-së se Shkëlqim Selami nuk bërë publik një dënim të marrë në Itali ka reaguar edhe vetë ai. Me anë të një deklarate dhënë për News24, deputeti Selami ka mohuar te jetë dënuar, duke thënë se nuk ishte dënuar asnjëherë dhe dokumenti i bërë publik është i falsifikuar dhe i rrëzuar nga gjykata.
“Këto janë broçkulla. Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara. Llumi që nuk do të kalojë vettingu hedh akuza të tilla.
Akuzat e PD-së nuk janë bazë ligjore, ai vendim nuk ka lidhje me mua. Dokumentin mund ta kontrolloni në KQZ. Llumi i PD-së
Nëse do të isha dënuar nuk do merresha me politikë. Në vitet ’90 shkoja disa herë në Itali sepse merresha me biznes. Deri në vitin 1995 nuk jam ndaluar asnjëherë nga policia. Vendimi i gjykatës ishte i falsifikuar dhe u pushua”, është shprehur Selami për News24.

