Deputeti Shkëlqim Selami: Po qesh me thashethemet për mua

Një ditë më parë, portali Syri.net publikoi një dokument sipas të cilit deputeti i LSI-së në Vlorë, Shkëlqim Selami rezultonte i dënuar në Itali.

Deputeti Selami ka reaguar sot ndaj këtyre informacioneve duke deklaruar se të gjitha janë thashetheme. Në një reagim në Facebook, Selami shprehet se i ka marrë me humor këto akuza. “Shyqyr qe jam nga Vlora dhe futbollin e kam lozur me porta të mëdha, se do isha mërzitur vërtetë! Po jo i mërzitur s’jam, po kam që dje që qesh se më marrin njerëzit në tel dhe me thonë urime se qenke ne rregull:,- shkruan Selami.

Postimi i plotë në Facebook i deputetit Selami:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Barsoletat nuk paskan të sosur në Tiranë! Mjerë kush qahet nga Vlora. Thashethemxhinjt e Tiranës janë më keq se ato të peshkatarëve të Skelës qëmoti që kur s’u zinte gjë grepi, thoshin zura një peshkaqen po s’e nxora dot se ma këputi fillin hahaaa! Në Tiranë ka plas Peshku i mediave sociale!

Swiss Digital Mobile Reklama

Me kanë futur këto ditë në grupin e tyre të ndryshkur dhe me nxjerrin lartëposht emrin si kriminel. Shyqyr që jam nga Vlora dhe futbollin e kam lozur me porta të mëdha, se do isha mërzitur vërtetë! Po jo i mërzitur s’jam po kam që dje që qesh se me marrin njerëzit në tel dhe me thonë urime se qenke në rregull.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?