Deputeti socialist: Mua s’më lexon as gruaja për mesazhet politike

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, nuk beson se ndryshimet politike vijnë nga mediat sociale, duke theksuar se pjesa e atyre që angazhohen politikisht në këto rrjete është e ulët.

Ai tha me shaka që as bashkëshortja e tij nuk ia lexon statuset politike në Facebook.

Bushati: Vetëm një 6-7% mund të futet direkt në diskutime politike. Shumica e kanë të profilizuar. Shohin sajte sportive, me kafshë, me fotografi,  me arredim shtëpish. Gratë kanë sajtet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mua s’më lexon gruaja me lajmet politike dhe më thotë prit ta lexoj në darkë. Është e depolitizuar dhe shumë mirë bën. Po të kishim një parti jashtë tradicionales, për shembull zotëria në krah dhe unë, me gjithë karizmën sociale që mund të kishim në Facebook, nuk do të ishim bërë kurrë politikan. Nuk mendoj se ai 30 e ca %-i, kur di se ka aktor politik që ka 1 mln ndjekës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi një popull që rrimë në Facebook. Po të ishte kështu, mjaftonte që dikush bën një parti politike, është i aftë në Facebook. Kishte parti që patën një impakt imazhi dhe në fund fare nuk morën vota. Skema politike në Shqipëria tregon se sa e deformuar. Nuk ka ndryshuar skena politike prej rrjeteve sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?