Deputetja e PD: Paketa fiskale e qeverisë, parashikon vetëm rritje taksash
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, e ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI.net, tha se projektbuxheti i vitit 2018, parashikon vetëm rritje taksash dhe asgjë tjetër. Sipas saj ky është buxheti i krizës së shqiptarëve.
‘Projektbuxhenin e kemi diskutuar në Komisionet parlamentare, dhe i kemi parë në të dyja anët. Ne kemi diskutuar jo vetëm rritjen e pagave dhe pensioneve por edhe rritjen e taksave.
Rrit taksën për bizneset e vogla, mbi 50 mijë biznese të vogla do të paguajnë 20 për qind, që do të thotë rritje të ushqimeve.
Rritje të taksës së pronës, që do të përfitojnë vetëm disa biznese selektive. Nëse kjo rritje taksash galopante do shoqërohej dhe me investime publike apo dhe rritje të pagave dhe pensioneve do të ishte normale, por ky buxhet nuk ka asnjë prioritet.
Qeveria me të vërtetë thotë se kemi një faturë të investime publike, por në këtë faturë 12 miliardë lekë janë konçensionet që qeveria do të duhet ti paguajë, pasi i ka lidhur kontrata’, deklaroi Tabaku.
Tabaku, paralajmëroi se së shpejti do të rritet aksioni opozitar kundër qeverisë.
Tabaku theksoi se opozita do të vijojë të jetë në ballë të protestave dhe denoncimeve qytetare ndaj qeverisë.
“Ky buxhet nuk parashikon asnjë investim për qytetarët, por vetëm futjen e duarve në xhepat e tyre.
Opozita dhe Partia Demokratike do të vijojë të jetë në ballë të denoncimeve dhe protestave të qytetarëve’, deklaroi Tabaku.

