Dëshmia e të akuzuarit për përdhunim: S’e kam prekur as me dorë 13-vjeçaren, e mora me makinë se…

Dëshmi kontradiktore kanë qenë ato të vajzës 13-vjeçare nga Kruja e zhdukur që të premten nga shtëpia dhe një djali 32-vjeçar të cilin e akuzon se e ka përdhunuar.

Alfred Tereziu, 32-vjeçari nga Tirana u arrestua pas denoncimit të vajzës. Blutë e Durrësit thonë se djali ka një dëshmi krejt tjetër për ngjarjen, por deri sa të dalë përgjigjja e analizës mjeko-ligjore, për vajzën, ai do të qëndrojë prapa hekurave.

I riu mësohet të ketë thënë se vajzën e ka shoqëruar deri diku, pasi e ka parë në rrugë, dhe i ka ardhur keq që po lagej në shi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E pashë në rrugë, ajo më ngriti dorën, e mora vetëm se po binte shi. E mora në makinë, e çova deri ku donte ajo. Nuk e kam prekur me dorë, aq më pak ta kem përdhunuar. Nuk e di çfarë thotë ajo, por unë s’kam lidhje fare me këtë histori”,- ka dëshmuar djali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se e mitura i dërgoi ata pranë një moteli në autostradën Tiranë-Durrës, aty ku pretendonte se ishte përdhunuar. Ata kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit për të parë nëse i riu ka hyrë me të në hotel.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.

Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?