Dëshmia: Vrava gruan me thikë se më tradhtonte

Dyshohet se xhelozia ka qenë shkaktari kryesor pse një ditë më parë Ruzhdi Luzi vrau gruan e tij Majlinda, ndonëse kishin tre fëmijë.

“Unë dyshoja se ajo më tradhtonte. Unë nuk e duroja dot këtë turp. Veprimi i saj është shumë i ulët”, është shprehur autori.

Ai ka shfaqur shqetësimin kryesor në lidhje me fëmijët. Duke treguar pendesë për krimin, autori është shprehur se fatkeqësia më e madhe tashmë është se i kishin mbetur tre fëmijët jetimë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U vrava nënën, i lashë jetimë të tre. Tani ata do të vuajnë pasojat e mia. Ata janë në moshë të vogël dhe nuk ka kush të kujdeset për ta”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, të njohur të familjes e mohojnë këtë dyshim të burrit, duke argumentuar se ai mund të kishte kaluar në depresion dhe prandaj e ka kryer vrasjen, raporton “Panorama”.

Krimi në familje u shënua në mesnatë, në fshatin Drizë, rreth 30 km larg qytetit. Burri 57-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten, nënë e tre fëmijëve pasi e akuzonte të ndjerën 49 vjeçare se ajo kishte lidhje jashtëmartesore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?