Dështon seanca dhe marrja e dëshmisë së Ylli Pangos

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për më 8 qershor seancën e dosjes “Partizani”, ku të pandehur janë edhe ish-kryeministri, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Shkak i dështimit të seancës u bë mungesa e të pandehurit Fatmir Bektashi dhe të avokatit të tij, Sokol Hazizaj.

Shtyrja e seancës dështoi edhe marrjen e dëshmisë së ish-ministrit i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango dhe Violeta Shqevit, të cilët ishin prezentë në sallë.

Gjykata vendosi të njoftojë disa dëshmitarë të kërkuar nga SPAK për seancën e radhë, mes të cilëve ish-ministri i Ekonomisë, Genci Ruli, si edhe ish-presidenti i “Partizanit”, Paro Laçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Pango i tha gjykatës se nuk mund të paraqitej në seancën e radhës për shkak të një udhëtimi jashtë vendit. Procesi ndaj të pandehurve të dosjes “Partizani” ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarë vetë kërkuar nga SPAK.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?