Detaje/ Gomonia e nisur nga Himara me 2 ton drogë, njëri nga skafistët…

Mediat greke publikojnë detaje të reja në lidhje me gomonen me drogë të kapur nga policia një ditë më parë, pasi ishte nisur nga jugu i Himarës.

Mësohet se droga e sekuestruar brenda gomones 12 metra të gjatë i kalon 2 ton.

Ndërsa ende nuk janë publikuar emrat e trafikantëve të arrestuar, saktësohet se gjatë ndjekjes, policia greke ka hapur zjarr në drejtim të gomones, duke lënë të plagosur njërin prej gjashtë trafikantëve të arrestuar, 4 shqiptarë dhe 2 italianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia greke, thotë se operacioni nuk ishte rutinë, por se prej disa javësh kishin mbledhur informacione për këtë grup kriminal që ndiqte itinerarin Shqipëri-Greqi-Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SI U PIKAS GOMONIA
Policia greke e ka pikasur gomonen teksa kalonte pranë ishullit të Korfuzit dhe e ka ndjekur deri në brigjet e ishullit Tzia në Athinë. Në ishullin Tzia, gomonia është qëlluar me snajper nga policia që i ndiqte me helikopter, ndërsa herë pas herë ka pasur shkëmbim zjarri me trafikantët.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?