Detaje nga ngjarja – Atentati në Lushnjë, 23 vjeçari i vrarë i sapo kthyer nga Italia
Një prej viktimave që humbi jetën si pasojë e një atentati me armë zjarri në Lushnjë ishte emigrant në Itali.
Shtetasi Zamir Latifi, 23 vjeç kishte pak ditë që ishte kthyer nga Itali. Ai ishte në një nga lokalet në shëtitore kryesore të qytetit të Lushnjës ku u qëllua nga një makinë, ndërsa dyshohet se janë përdorur tre armë zjarri automatike për kryerjen e vrasjeve.
Nga atentati i organizuar ka humbur jetën edhe shtetasi Jurgen Hoxha. Ende nuk motivet e ngjarjes dhe nuk ka asnjë person të arrestuar, ndërsa atentati u realizua në një nga zonat më të populluara të qytetit.


