Detaje të reja/ Dalin dyshimet e para, ja pse u ekzekutua 23-vjeçari shqiptar

Një 23 vjeçar shqiptar i identifikuar si Viktor Picaku u vra në Bari mbrëmjen e djeshme.

23 vjeçari u qëllua për vdekje teksa ishte duke ndenjur në sheshin ‘Abbazia’, të qyetit italian. Ndonëse sheshi ishte shumë i populluar, dy persona me një motor iu afruan dhe e qëlluan në kokë të riun shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se autorët e kanë ndjekur të riun dhe më pas e qëlluan atë për vdekje. Nga hetimet paraprake dyshohet se 23 vjeçari u vra për motive pasionante. Mendohet se viktima ka mbrojtur një vajzë. Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit të rëndë, ndërsa dyshohet se ata janë dy persona me ngjyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?