Tiranë-Elbasan, qindra automjete në radhë pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit
Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan, në hyrje të rrethrrotullimit të Bradasheshit. Në këtë aks rrugor janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa drejtuesit po përballen me pritje të zgjatur për të vijuar udhëtimin drejt destinacioneve të tyre. Në terren ndodhet Policia Rrugore, e cila po menaxhon trafikun me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe normalizimin sa më të shpejtë të situatës.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4978

