Detaje të reja, ky shkëmb hap 3 varre në një shtëpi
Detaje tragjike vijnë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Torovicë të Lezhës pasditen e së shtunës. 3 persona humbën jetën teksa udhëtonin me një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV dhe një masiv shkëmbor ra mbi të duke shtypur gjysmën e tij. Polcia thotë se i ka identifikuar 3 viktimat që ndodheshin brenda në mjet.
Dy nga viktimat janë një 31-vjeçar me iniciale E.Z., vëllai i tij dhe një vajzë 21-vjeçe me iniciale A.Gj. bashkështorja e njërit prej vëllezërve.
Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të nxjerrë edhe viktimën e tretë që ende ndodhet nën hekurishte për shkak të dëmtimit të madh të makinës.

