Detaje të reja rreth vrasjes së 39 vjeçarit shqiptar: Ekzekutimi tip mafioz
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga hetimet për vrasjen e shqiptari Besnik Metaj, 39 vjeç, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në një pyll në provincën e Komos në Itali.
Burri jetonte në Colle Umberto me të vëllanë, ndërsa ky i fundit denoncoi zhdukjen e tij në policia. “Jemi në zi, duhet ta kuptonin se si ndihemi”, thotë një i afërm i familjes.
Mediat italiane bëjnë me dije se ai ka jetuar për 10 vite në këtë zonë me të vëllanë Altinin, murator me gruan dhe dy djemtë, ndërsa ishin të integruar mirë në komunitetin vendas megjithëse jo shumë të njohur. Metaj, me origjinë nga Fieri, në të kaluarën ka banues në mes të Vittoriese dhe Coneglianese.
Ai kishte shkuar në Venecia dhe prej andej nuk u kthye më në banesë. Përreth një muaj e gjysmë, familja e tij nuk kishte asnjë lajm dhe nuk dinin asgjë se ku kishte shkuar 39 vjeçar. Ata kurrë nuk do ta kishin imagjinuar se zhdukja do të ishte kaq tragjike.
Të dielën, trupi i Besnikut u gjet në një pyll në Eupilio, fshatin malor në provincën e Komos. Ishte një grup djemsh që pikasën flokët dhe pjesën e hundës në dhe, duke e zbuluar kështu rastësisht trupin e pajetë që ishte varrosur javë më parë.
Sipas ekspertizës, vrasja është realizuar me dy plumba në kohë rreth një muaj më parë, ndërsa provat kanë zbulua se ai është zhdukur nga Vittorio Veneto. Mënyra se si është kryer vrasje është e tipit mafioz, ndërsa policia po hetonte për përfshirjen e viktimës në krimin e organizuar.
Megjithëse nuk ka dëshmi për punë të paligjshme të të ndjerit, shumë pyetje ngrihen rreth 39-vjeçarit. Fqinjët e vëllait të tij thonë se nuk e njihnin dhe se Besniku nuk ishte banor i zonës.
/Ora News

