Detajet nga operacioni/ Kërkonin vëllanë e Habilajve, policia gjen 10 ton kanabis (Emrat)

Sekuestrohet një sasi rekord prej 10 ton kanabis në fshatin Babicë. Lënda narkotike e paketuar dhe gati për t’u trafikuar është zbuluar në një magazinë në Babicë. Sipas burimeve të Report Tv nga policia aksioni po zhvillohej për arrestimin e Florian Habilajt dhe personave të tjerë që janë në kërkim, pasi dyshohet se fshihen në këtë zonë, ndërsa është zbuluar droga.

Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas takimit të një nate më parë dhe informacioneve nga SHISH e dosja e përgjimeve nga Italia. Nga operacioni janë shoqëruar disa persona, por nga policia e Vlorës nuk jepen detaje nëse është arrestuar ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia për trafikun e mbi 3.5 tonëve kanabis nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Operacionin e lajmëroi fillimisht në faqen e tij në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikoi edhe pamje sekuestrimi i drogës. “Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama – Tahiri! Sb qytetari dixhital denoncon!

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie” shkruan Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhvillimet e fundit nga operacioni në Vlorë

Ora 23:15 Super operacioni në Vlorë, disa të arrestuar
Disa persona janë arrestuar nga policia në Vlorë nga super operacioni, por ende nuk dihet nëse në pranga ka rënë ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia

Ora 23:05 Operacioni nga Krimet e Rënda pas takimit një natë me parë

Ora 23:00 Droga u gjet në banesën e Armand Koçerrit
10 ton kanabis u sekuestrua në banesën e Armand Koçerrit. Ky i fundit ishte në vëzhgim nga Italia dhe Shqipëria. Banesa e tij përdorej si magazinë për kanabisin e mbledhur nga të gjitha zonat pranë Babicës.

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?