Dezerton Shkullaku me shokë
Prestigjiozja britanike ‘The Sun’, i ka kushtuar një shkrim dezertimit të 4 ushtarëve shqiptarë, të cilët nuk u kthyen në kazermë pas trajnimit në Angli.
‘The Sun’, shkruan se komandot shqiptarë po fshihen në Britani, ndërsa autoritet vendase dhe policia shqiptare, ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.
Në shkrim, thuhet se Reni Ajazi, Ylber Kotori, Aleksandër Shkulaku dhe Kleviz Lamaj, rrezikojnë deri në 5 vite burg për largimin nga ushtria.
“Ata ishin në mesin e 11 shqiptarëve të trajnimit të NATO-s në Uellsin qendror, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë natën e fundit në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes. Një burim tha: Ata duhet të ishin kthyer në bazë dhe të fluturonin mbrapsht për në Shqipëri ditën e nesërme”., -thuhet në shkrimin e The Sun’.
Po ashtu, bëhet e ditur se drejtuesit më të lartë të ushtrisë janë të revoltuar me veprimin e ushtarëve, ndërsa mësohet se familjarët e tyre janë marrë në pyetje.
‘The Sun’, në shkrim, ka citur edhe postimin e ish-ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj, i cili u bënte thirrje ushtarëve të ktheheshin në atdhe.
“Unë e konsideroj sjelljen e tyre të papranueshme. Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ajo që bënë është totalisht e pa justifikueshme. Ata udhëtuan drejt Britanisë për të përfaqësuar Shqipërinë në një trajnim ushtarak dhe unë u bëj thirrje që të rikthehen në vendin e tyre sa më parë të jetë e mundur”-, shkruan The Sun.
Në trajnimin në të cilin 4 komandot morën pjesë, i drejtuar nga brigada e 160-të e këmbësorisë dhe selia e Uellsit në Breco, konkurronin po ashtu edhe 39 skuadra nga e gjithë bota. Ata përfshinin një marshim prej 60 km përgjatë Malit të Zi.
Shqiptarët e arratisur, veteranë të cilët kanë qenë pjesë e luftës në Afganistan, janë pjesë e komandove elitë, dhe fitonin rreth 220 paund në muaj, shkruan britanikja.




