Dhëndri i hodhi granatën në oborr, fati shpëtoi familjen në Lezhë

Një i ri ka hedhur një granatë ofensive në oborrin e vjehrrit.

Fatmirësisht nuk ka shpërthyer ndonëse i kishte hequr siguresën

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Pllanë në Lezhë.

“Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit  Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive  të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer” informoi policia.

Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga 28 vjeçarin P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.

“Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte  mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë  bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte” informoi policia.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenierë të  Reneas, të cilët kanë bërë shpërthimin e  kontrolluar të granatës.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.

SHKARKO APP