Dhjetra simpatizantë dhe socialistë mbështesin Tahirin: Ishte ministër i sukseshëm
Simpatizantë të shumtë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë mbledhur poshtë shtëpisë së tij te “Kodra e Diellit” për të ofruar mbështetjen e tyre.
Qytetarët dhe simpatizantët kanë njoftuar njëri-tjetrin dhe po mblidhen gjithnjë e më shumë përpara shtëpisë së Tahirit në shenjë mbështetjeje të plotë për ish-ministrin.
Mes simpatizantëve ka socialistë dhe punonjës të policisë. Për Report TV, punonjës të policisë thonë se Tahiri ka bërë reforma të mëdha dhe ka qenë ministri më i suksesshëm.
Ish-ministri, sipas Prokurorisë akuzohet për trafik droge dhe ndihmë të organizatave kriminale.




https://www.facebook.com/intvalbania/videos/1616193931772642/
Saimir Tahiri flet për kërkesën e arrestimit të tij. Mesazh për Ramën?

