Dhunë barbare fëmijës 3-vjeçar, Prokuroria: 4.6 vite burg Anjeza Shabanit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit “Diren”, e cila u filmua duke dhunuar tre fëmijë të mitur.

Pas publikimit të videos në qershor të këtij viti, ku Shabani shfaqej duke dhunuar një fëmijë në ambientet e kopshtit në Sauk, u bënë edhe akuza të tjera ndaj saj.

Anjeza Shabani akuzohet për “keqtrajtim të të miturve në 3 raste”, si dhe për “fshehje të të ardhurave”. Por për shkak se ka fituar gjykim të shkurtuar, asaj i jepet 1/3 e dënimit, dhe mund të dënohet me 3 vite heqje lirie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se Shabani nuk ishte e pranishme në seancën e sotme gjyqësore, por avokati i saj pretendon se ajo ka shfaqur pendesë për ngjarjes që në fillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përkundër kërkesës së organit të akuzës, avokati i Anjeza Shabanit kërkoi që ajo të dënohet vetëm me periudhën e paraburgimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?