Dhunë gjatë detyrës, gazetarët në protestë të dielën: Lajmësi është i shenjtë
Sot truproja e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, dhunoi dhe pengoi në punën e tij, gazetarin Renaldo Salianji. Pas rasteve të njëpasnjëshme të intimidimit, kërcënimit apo dhunës ndaj gazetarëve, këta të fundit kanë vendosur që të ngrihen në protestë, të dielën në orën 16:00-17:00. Lajmi është bërë publik në rrjetet sociale.
Në deklaratën e shpërndarë, gazetarët theksojnë se: ”Gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias. Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucuoneve përgjegjese për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë”.
Rastet e dhunimit të gazetarëve nga pushteti, nuk kanë të ndalur, Jo më pak se në protestën tek Bregu i Lumit, forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”. Apo dhe ngjarja ku Kryetari i Bashkisë së Pukës, kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën.
Ndaj me thirrjen: ”Lajmësi është i shenjtë”, gazetarët e rinjë kërkojnë të mos cënohen në detyrën e tyre. Kolegë dhe pedagogë kanë reaguar ashpër për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit. Ishte pikërisht pyetja nëse po hetohen përgjegjësit e grabites në Rinas nga Prokuroria që ngjalli reagimin e Markut që shtyu mikrofonët dhe të truprojës së tij që përplasi për muri gazetarin.
Deklarata e plotë
Ditën e premte (12:04) rojet e sigurisë së Prokurores së Përgjithshme të Përkoshme Arta Marku, ushtruan dhunë fizike ndaj gazetarit Renaldo Salianji, gjatë kohës që po kryente detyrën e tij.
Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Pukës kërcënoi me “varje” gazetarin e emisionit Investigativ “Fiks Fare”, teksa ky i fundit kryente detyrën.
Forcat e policisë penguan gazetaren Dorjana Bezat teksa raportonte live për shembjen e banesave tek “Bregu i Lumit”.
Dhuna policore qëlloi mbi gazetarin Erion Skëndaj gjatë raportimin të protestës së opozitës.
Komuniteti i gazetarëve dënon keto akte të rënda dhe të papranueshme të ndodhura vetëm së fundmi me punonjësit e medias. Këto veprime cënojnë jo vetëm integritetin fizik të gazetarëve por edhe lirinë e medias.
Sot, gazetarët në Shqipëri po përballen me sulme fizike nga zyrtarë dhe njerëz të pushtetit, sikundër edhe me arrogancën institucionale, që shkel rëndë misionin e medias. Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucuoneve përgjegjese për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë.
Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshmë të kërkojë falje për aktin e kryer.
Ne kërkojmë zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës.
Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën tonë!
Ne protestojmë për çdo akt që cënon lirinë e medias dhe gazetarit!
Lajmësi është i shenjtë!
Marku zihet ngushtë për grabitjen, truproja dhunon gazetarin (VIDEO)

