Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 66-vjeçari nga Elbasani

Një 66-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje. Specialistët  për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan,  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ismail Shabani.

“Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në gjendje të dehur, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Y.Sh., 64 vjeçe”, sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a  i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?