Dhunoi gruan, Gjykata masa ndaj bashkëshortit Lulzim Basha

Urdhër mbrojtje ndaj gruas që dhunohej nga burri. Gjykata cakton masa për bashkëshortin dhunues, shtetasin, Lulzim Basha.

Gjykata e Tiranës ka trajtuar çështjen në çift mes shtetasit Lulzim Basha, (theksohet se nuk bëhet fjalë për kryetarin e PD, kooçidencë është vetëm emri) dhe bashkëshortes së tij,  K. Basha, ku në përfundim të gjykimit gjykata vendosi:

Pranimin e kërkese-padisë, vërtetimin e urdhrit te mbrojtjes në favor të paditëses K. Basha, duke përcaktuar disa masa ndaj bashkëshortit dhunues.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Urdhërohet i padituri Lulzim Basha, të mos kryejë dhe të mos kërcënojë se do të kryejë asnjë vepër të dhunës ndaj paditëses”, citon Gjykata.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?