Dhunon gruan dhe i merr lekët nën kërcënimin e thikës, arrestohet

Një 39-vjeçar nga Tirana është arrestuar për dhunë fizike dhe kërcënim me armë të ftohtë të bashkëshortes 4 vjet më të re në moshë.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Vath Ukun, 39 vjeç, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Ai akuzohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, 34-vjeçaren E. U., dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekë të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka sekuestruar thikën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burri do të përballet në gjykatë me akuzat për “Dhunë në familje” , “Vjedhje ” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./tvklan.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?