Dhunonte gruan, policia i gjen në oborrin e shtëpisë armë dhe municione Pëlqej0
Pas denoncimit se bashkëshorti e dhunonte, policia ka vënë në pranga 45 vjeçarin. Ky i fundit ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua armë zjarri e municione.
“Më datë 29.11.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, bën të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Vesel H., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, shtetases M. H., 36 vjeçe, se për motive të dobta xhelozie ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, sistematikisht mbi të, duke e kanosur seriozisht për jetën.
Policia mori informacion se ky shtetas mbante të fshehur në oborrin e banesës së tij një armë zjarri e municione. Nga kontrolli i ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, model 56, një krehër me 20 fishekë, 385 fishekë model 56, 15 fishekë model 54.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

