Dhunonte sistematikisht gruan, arrestohet 61-vjeçari
Një 61-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia informon se: Bujar Peqini, 61 vjeç, banues në Elbasan u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B.P, 58 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a /4 i Kodit Penal.

